image Zvicra i dhuron Kosovës 500 mijë franga dhe respiratorë për ta luftuar koronavirusin

Kosovë

Pandemia/ Zvicra i dhuron Kosovës 500 mijë franga dhe respiratorë për ta luftuar koronavirusin

news image

Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim ka ndarë një shumë prej 500 mijë franga zvicerane për Kosovës për të luftuar koronavirusin.

Përmes një postimi në faqen e Ambasadës së Zvicrës në Kosovë, thuhet se kjo është bërë në koordinim me donatorët e UNDP-së në Kosovë.

“Zvicra qëndron së bashku me Kosovën në luftën kundër COVID-19. Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) sapo ndau 500,000 CHF për të ndihmuar Kosovën të luftojë virusin COVID-19. Në koordinim me donatorët e tjerë dhe UNDP në Kosovë, kjo mbështetje do të sigurojë respirator për shpëtimin e jetës, që pritet të arrijnë në Kosovë deri në mes të prillit”, thuhet në njoftim.

Ndër tjera në këtë njoftim thuhet se Zvicra lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani për ta luftuar koronavirusin.

“Zvicra lavdëron Qeverinë e Kosovës për masat e marra deri më tani dhe profesionistët e shëndetit dhe përgjigjet e tjera të para për përkushtimin e tyre në luftimin e COVID-19, duke mbrojtur kështu jetën dhe shëndetin e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/