image 'Zvicerani' nga Prizreni që u arrestua për kultivim e shitblerje të narkotikëve ndalohet për 48 orë (FOTO)

Siguri

‘Zvicerani’ nga Prizreni që u arrestua për kultivim e shitblerje të narkotikëve ndalohet për 48 orë (FOTO)

news image

Aksioni kundër drogës që u zhvillua sot në Prizren e Suharekë përfundoi me arrestimin e një personi dhe konfiskimin e rreth 150 gramë marihuanë. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se personi i arrestuar është Leotrim Qerimaj, i cili po dyshohet për kultivim dhe shitblerje të drogës.

Por kush është Leotrim Qerimaj?

Sinjalizues të Sinjalit bëjnë me dije se Qerimaj është 31-vjeçar dhe njihet në rajonin e Prizrenit si ‘zvicerani’. Ai dyshohet se që një kohë merret me shitjen dhe shpërndarjen e narkotikëve, për çka ishte objekt hetimi që rezultoi me arrestim.

Gjatë aksionit të sotëm, Sinjali mëson se u bastis banesa e tij në Prizren, si dhe shtëpia në fshatin Sallagrazhdë të Suharekë.

Në dy vendbanimet ku është zhvilluar bastisja, gjatë kontrollit policor  janë gjetur dhe sekuestruar rreth 10 qese me marihuanë, pajisje për kultivimin e këtyre substancave, si dhe disa telefona që do të shërbejnë si prova në hetimin e mëtutjeshëm të rastit.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin për 48 orë dhe dorëzimin e kallëzimit penal së bashku me provat e konfiskuara gjatë kontrollit policor në dy lokacionet ku u zhvilluar aksioni.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.