image Zvicër: Qeveria i drejtohet qytetarëve me një apel dramatik

Evropë

Zvicër: Qeveria i drejtohet qytetarëve me një apel dramatik

news image

Takime me sa më pak njerëz, kjo është e përbashkëta e porosisë së qeveritarëve zviceranë drejtuar popullit.

Përmes kësaj videoje, 7 ministrat, anëtarët e Këshillit Federal i janë drejtuar popullit të Zvicrës, duke i kërkuar vetëpërmbajtje dhe angazhim të përbashkët për tejkalimin e situatës së rëndë në të cilën ndodhet Zvicra nga koronavirusi.

Mes tjerash, ata, secili në gjuhën e vet (gjermanisht, frengjisht dhe italisht) theksojnë se zviceranët, në gjendjen ku ndodhen aktualisht, duhet të heqin dorë nga shumëçka, për hirë të sigurisë së tyre dhe të tjerëve, shkruan albinfo.ch.

Ministrat vënë theksin në lënien anash të takimeve, edhe kur ato na mungojnë shumë. Takime me sa më pak njerëz, kjo është e përbashkëta e porosisë së qeveritarëve zviceranë drejtuar popullit.

“Vala e dytë na ka kapur dhe ne jemi në rrezik të mos kemi shtretër të mjaftueshëm”, ka thënë njëri nga ministrat.

/GazetaSinjali/