image Zv/kryeministrja e Kosovës viziton nesër Shqipërinë

Politikë

Zv/kryeministrja e Kosovës viziton nesër Shqipërinë

news image

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj do të shkojë nesër në Shqipëri, për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Balaj – Halimaj do të takohet me homologun e saj, Erion Braçe.

Kjo vizitë ka të bëjë me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.

Po ashtu, Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverive.

Ndërsa, koordinator kombëtar në qeverinë e kaluar ishte kreu i Nismës, Fatmir Limaj.

Ky i fundit pati insistuar në realizimin e disa marrëveshjeve me Shqipërinë, si: Marrëveshja për roaming, njohja reciproke e patent shoferëve dhe pika doganore e Kosovës në Durrës./Gazeta Sinjali/