image Zogiani: Kurti e ka ftuar Thaçin në dialog me një kusht

Kosovë

Politikë/ Zogiani: Kurti e ka ftuar Thaçin në dialog me një kusht

news image

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, ka theksuar se kryeministri Kurti e ka ftuar me një kusht presidentin Thaçi për t’u koordinuar për dialog. Kushti është që vetë Kurti ta udhëheqë dialogun me Serbinë.

Anëtari i VV-së, Zogiani ka thënë se për vendosjen e reciprocitetit ndaj mallrave serbe duhet një konsensus nacional, pasi sipas tij është çështje e ndërlikuar.

“Sa i përket asaj që e ka ftuar kryeministri me parakushtin që qeveria, kryeministri  është bartësi i dialogut, sipas Kushtetues sipas ligjeve të Kosovës ky është kushti. Nëse  presidenti donë me e përkrah një procese të tillë nuk ka problem, kryeministri Kurti ka fol për një konsensus.

Shpëtimi i Kosovës kishte me qenë një konsensus nacional i cili jo që kishte me i përfshi të gjithë por do t’i kishte përfshirë  përgatitjet e të gjithëve pasi është i ndërlikuar”, ka thënë Avni Zogiani.

Ai ka thënë se nëse arrihet konsensusi për dialog me Serbinë atëherë do të arrihet shpëtimi i Kosovës.

“Duhet njëfarë mobilizimi nacional. Qeveria do ta bëjë të vetën, por një farë qëndrimi nacional për reciprocitet”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/