image Zjarri lë pa kulm mbi kokë familjen Musliu në Skenderaj, shkaktohen rreth 9 mijë euro dëme

Siguri

Zjarri lë pa kulm mbi kokë familjen Musliu në Skenderaj, shkaktohen rreth 9 mijë euro dëme

news image

Foto ilustruese


Një zjarr i madh ka përfshirë dje çatinë e një shtëpie në fshatin Kopiliq i Epërm i komunës së Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë dhe zjarrfikësve, me ç’rast të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zjarrfikësit kanë arritur që të lokalizojnë dhe ta fikin zjarrin në tërësi, teksa sipas dëshmisë së kreut të familjes Musliu, zjarri u ka shkaktuar atyre dëme në vlerë të rreth 9 mijë eurove.

Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’.

/GazetaSinjali/