image Zjarr në hyrje të sheshit të Parlamentit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Liban

Botë

Zjarr në hyrje të sheshit të Parlamentit, hidhet gaz lotsjellës ndaj protestuesve në Liban

news image

Një zjarr shpërtheu në hyrje të sheshit parlamentar sot në qendër të Beirutit, ndërsa qindra demonstrues të zemëruar antiqeveritarë u përpoqën të shpërthejnë në zonën e rrethuar.

Sipas Reuters, pamjet tregojnë gjithashtu se policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Protestuesit depërtuan në zyrat e Ministrisë së Transportit dhe Akomodimit.

Qytetarët e pakënaqur po protestojnë kundër reagimit të qeverisë për shpërthimin katastrofik që ndodhi në portin e Beirut javën e kaluar, kur të paktën 150 njerëz humbën jetën dhe mijëra të tjerë u plagosën. /Gazeta Sinjali/