image Zjarr masiv në pyjet e Voskopojës, vështirë të ndërhyhet me helikopter

Shqipëri

Zjarr masiv në pyjet e Voskopojës, vështirë të ndërhyhet me helikopter

news image

Një zjarr masiv ka përfshirë edhe pyjet me pisha në Voskopojë, në zonën mes Krushovës dhe Shipskës.

Mediat në Shqipëri raportojnë se zjarri është aktiv prej disa orësh dhe ka përhapje të madhe. Ende nuk dihet sipërfaqja që është duke u djegur, në zonë kanë shkuar zjarrfikëse dhe punonjës shërbimi.

Përhapja sipas këtyre mediave është e gjerë, e shtyrë edhe nga era. Tymi mund të dallohet lehtësisht në të gjithë rrugën që vjen nga Korça.

Ndërkohë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi duke folur për situatën deklaroi se  “zjarri vijon prej 3 orësh. Bëhet fjalë për 5 vatra të vogla të cilat u bashkuan. Është e pamundur për të ndërhyrë nga ajri për shkak të tymit të dendur, dhe favorizimit nga era, dhe ende nuk jemi në atë fazë që të ndërhyjmë me helikopter. Kemi trupa të specializuara që do të ndërhyjnë në terren sapo të largohet tymi i dendur. Zjarri dallohet qartësisht që është i qëllimshëm, dhe më vjen keq për këto veprime. Ka pasur sot një valë të madhe arrestimesh dhe persona të shpallur në kërkim”.

/Gazeta Sinjali/