image Zhvillimet në aeroport shqetësojnë menaxhmentin

Kosovë

Zhvillimet në aeroport shqetësojnë menaxhmentin

news image

Menaxherja për marrëdhënie me publikun Valentina Gara, ka paralajmëruar një konfernecë për medie në orën 11:00 lidhur me zhvillimet e fundit në aeroport pas protestës së paralajmëruar të punëtorëve.

“Njoftojme mediat se sot eshte planifikuar Konferenca per Shtyp ne lidhje me zhvillimet e fundit ne Aeroportin Nderkombetar te Prishtines.”, ka njoftuar Gara.

Punëtorët kanë paralajmëruar protestë duke pretenduar se po u shkelen të drejtat e punës nga menaxhmenti i kësaj ndërmarrjeje, nga konsorciumi “Limak”.

Rreth kësaj ngjarje ka reaguar edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i cili u ka bërë thirrje palëve për dialog social në mënyrë që të parandalohet pengimi i operimeve të aeroportit.

E drejta në grevë është e garantuar me Kushtetutë dhe akte juridike ndërkombëtare të cilat zbatohen në vendin tonë. /Sinjali/