image Zhduket një vajzë nga Ferizaj, motra e raporton rastin në Polici

Siguri

Zhduket një vajzë nga Ferizaj, motra e raporton rastin në Polici

news image

Një vajzë nga Ferizaj është raportuar e zhdukur që katër ditë, shkruan Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka lajmëruar motra e viktimës e cila ka deklaruar se motra e saj ka dalë nga shtëpia para katër ditësh dhe nuk dihet më asgjë për të.

“Me datën 05.06.2020 ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia, më nuk ishte kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, njofton Policia./Gazeta Sinjali/