image Zhduket aktorja e njohur, mendohet se është mbytur në liqen

Film

Zhduket aktorja e njohur, mendohet se është mbytur në liqen

news image

Aktorja Naya Rivera mendohet se ka vdekur pasi djali i saj 4-vjeçar u gjet i vetëm në një barkë në Liqenin Piru të Kalifornisë të mërkurën, transmeton Gazeta Sinjali.

Policia ka njoftuar se ka nisur kërkimet për një të mbytur.

Aktorja e serialit “Glee” mendohet se ka marrë me qira një barkë së bashku me djalin e vogël, por barka u gjet nga policia me vetëm fëmijën brenda, ndërsa vetura e aktores ndodhej e parkuar në breg.

Rivera dhe djali raportohet se kanë qenë duke notuar në liqen, ndërsa vetëm djali është kthyer në barkë.

I vogli i ka thënë policisë se po notonte bashkë me të ëmën, por ajo nuk u kthye në barkë. /Gazeta Sinjali