image Zgjidhet Rektori i Universitetit në Ferizaj

Arsim

Zgjidhet Rektori i Universitetit në Ferizaj

news image

Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (USHAF) me shumicë votash ka zgjedhur rektor Agron Bajraktarin.

Sipas universitetit, Bajraktari është rizgjedhur rektor edhe për një mandat katër vjeçar në një konkurrencë prej pesë kandidatëve, të cilët kishin aplikuar në bazë të konkursit të shpallur më datën 10.06.2020 për zgjedhjen e Rektorit të USHAF.

“Rektori Bajraktari ka udhëhequr UShAF katër vitet e kaluara, pra që nga themelimi i këtij universiteti dhe kontributi i tij ka qenë i jashtëzakonshëm në zhvillimin e universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë. UShAF me këtë rast ka mbyllur procesin e zgjedhjeve në universitet”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/