image Zgjedhet kryetari i Kuvendit në Mal të Zi

Rajon

Zgjedhet kryetari i Kuvendit në Mal të Zi

news image

Kryetari i koalicionit “Paqja është kombi ynë” dhe kryetari i Partisë Demokratike të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, është zgjedhur kryetar i Parlamentit në Mal të Zi.

45 deputetë votuan për emërimin e tij, një deputet ishte kundër dhe kishte 25 fletëvotime të zbrazëta.

Beçiq ka thënë se betohet se do ta kryejë detyrën e tij sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, me përgjegjësi dhe me ndërgjegje.

Para votimit, deputetët e koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Bardh e Zi”, anëtarët e Partisë Boshnjake dhe deputeti nga lista elektorale shqiptare “Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”, Nik Gjelosaj, ka thënë se ata do të mbështesin propozimin që Beçiq të zgjidhet kryetar i Kuvendit, shkruan Vijesti.

/GazetaSinjali/