image Zgjedhet kryeministri i ri në Japoni - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

15208

Të shëruar

12815

Të vdekur

615

Zgjedhet kryeministri i ri në Japoni

news image

Yoshihide Suga u zgjodh kryeministër i ri i Japonisë. Ai do të pasojë Shinzo Aben, i cili njoftoi dorëheqjen muajin e kaluar për arsye shëndetësore.

Suga (71 vjeçar) mori 314 nga 462 vota në dhomën e ulët të parlamentit. Një shumicë e thjeshtë ishte e nevojshme për zgjedhjen e kryeministrit të ri.

Suga njoftoi se përparësitë kryesore të qeverisë do të jenë lufta kundër koronavirusit dhe rimëkëmbja e ekonomisë e goditur rëndë nga pandemia.

Ai do të njoftojë përbërjen e qeverisë së re të Japonisë gjatë ditës së sotme.

Aben, që ka thyer rekord si kryeministri që ka shërbyer më së gjati në Japoni para se të largohej nga zyra, nuk ka përkrahur publikisht asnjë kandidat që ka garuar për shef të ekzekutivit. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin