image Zemaj thotë se disa veprimtari mund të mbyllen për shkak të mos respektimit të distancës

Kosovë

Zemaj thotë se disa veprimtari mund të mbyllen për shkak të mos respektimit të distancës

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka bërë thirrje të respektohen masat kundër koronavirusit, pasi është vlerësuar se virusi Covid-19 vazhdon të jetë prezent dhe rreziku për përhapje ekziston.

Zemaj ka paralajmëruar se mund të merren masa për të parandaluar funksionimin e disa veprimtarive nëse nuk vazhdojnë të respektohen masat.

“Situata epidemiologjike është duke u monitoruar në vazhdimësi, me angazhime për të mos lejuar përkeqësimin, që do të na detyronte të kthehemi prapa dhe të marrim masa shtesë në parandalimin e pandemisë që do të nënkuptonin edhe ndalesat e disa veprimtarive që tashmë janë hapur dhe po funksionojnë normalisht, gjithmonë të obliguar që të zbatojnë rekomandimet e IKSHPK”, ka thënë ministri i Shëndetësisë. /Gazeta Sinjali/