image Zemaj takohet me kryetarin e Odës Ekonomike, kërkon zbatim strikt të masave nga bizneset

Biznes

Zemaj takohet me kryetarin e Odës Ekonomike, kërkon zbatim strikt të masave nga bizneset

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot e ka takuar kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.

Zemaj ka kërkuar nga bizneset që të zbatojnë strikt masat e vendosura nga Qeveria me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

“Sot, në takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, z. Berat Rukiqi, ofrova përkrahjen e Ministrisë së Shëndetësisë për ekonominë në vend dhe kërkova bashkëpunimin e bizneseve dhe zbatimin strikt të masave të caktuara nga Qeveria e Kosovës. Z. Rukiqi ofroi përkrahjen e Odës Ekonomike të Kosovës për projektet të cilat kontribuojnë në parandalimin e Covid-19”, ka shkruar Zemaj./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/zemajarmend/photos/a.582552938458257/3266775820035942/?type=3&theater