image Zemaj: S’po respektohen masat, rastet pozitive dhe vdekjet po shtohen - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

38431

Të shëruar

23754

Të vdekur

989

Zemaj: S’po respektohen masat, rastet pozitive dhe vdekjet po shtohen

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai apelon që të respektohen masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe numrat nuk do të ulen.

Postimi i plotë:

Qytetarë të nderuar,

Respektimi i masave për pengimin e përhapjes së virusit dhe luftimin e tij, nuk është në nivelin e duhur, sepse, rastet pozitive dhe rastet e vdekjeve po shtohen. Mos i jepni rast virusit. Ndryshoni sjelljen tuaj.

Numri i madh i personave me virusin Covid 19, dhe numri i madh i rasteve të vdekjeve, do shërbyer si sinjal i fuqishëm për pakujdesinë në shtetin tonë.

Deri sa ende nuk janë në përdorim vaksinat kundër virusit, mënyra e vetme për t’u mbrojtur, është distanca, maska dhe higjiena.

Zbatoni masat kundër virusit vdekjeprurës, ndryshe, numrat nuk do të ulën. Ndryshoni sjelljen tuaj, për ta ndryshuar gjendjen në Republikën tonë. Ndryshe, na presin sfidat edhe më të mëdha!

Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!

/Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin