image Zemaj pret mbështetje të mëtejme nga Turqia dhe Italia rreth pandemisë

Shëndetësi

Zemaj pret mbështetje të mëtejme nga Turqia dhe Italia rreth pandemisë

news image

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë, Çagn Sakar dhe atë të Italisë, Nicola Orlando.

Në këtë takim raportohet të jetë diskutuar për situatën epidemiologjike në vend si dhe për ndihmën që Kosova mund ta ketë nga Turqia e Italia.

“Në takime të ndara me ambasadorin e Turqisë, z. Çağrı Sakar dhe atë të Italisë, z. Nicola Orlando, kemi diskutuar për situatën epidemiologjike në vend, ndihmën që mund ta ketë shteti ynë nga këto shtete mike”, ka shkruar Zemaj.

Zemaj nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka thënë se Kosova edhe më tej ka nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtar.

“Republika e Kosovës edhe më tej do të ketë nevojë për ndihmën e miqve ndërkombëtarë për menaxhimin efikas të pandemisë, barna, material shpenzues, pajisje dhe vaksinat antiCOVID-19 në veçanti. Kosova është e bekuar me miqtë e saj”, ka shkruar ai.

/GazetaSinjali/