COVID-19

Të infektuar

10988

Të shëruar

6616

Të vdekur

373

Zemaj paralajmëron kufizim të lëvizjes dhe të tubimeve nga dita e nesërme

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar ndryshim të masave, pas konfirmimit të 276 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë.

Zemaj tha se do të ketë kufizime të lëvizjeve, tubimeve e takimeve, ndërsa do të ketë lirime aty ku sipas tij, virusi po mund të kontrollohet.

“Edhe dje edhe sot jemi në vlerësim për të marrë masa të reja dhe sigurisht do të njoftoheni me vendimin e Qeverisë që do të jenë edhe disa masa të cilat ne mendojmë që e ndihmojnë luftën ndaj COVID-19 dhe e stabilizojnë situatën epidemiologjike në Kosovë. Në kuadër të kësaj do të ketë disa kufizime të lëvizjeve, tubimeve, takimeve. Do të ketë disa lirime aty ku e kemi parë se virusi nuk është prezent dhe mund të kontrollohet. Këto janë tema dhe vlerësime të cilat sigurisht nëse aprovohen nga Qeveria e Repiblikës së Kosovës do të jenë të zbatueshme nga dita e nesërme”, ka thënë Zemaj në konferencë për media.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani ka konfirmuar sot 276 raste pozitive me koronavirus në vend, 8 viktima dhe 153 të shëruar./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin