image Zemaj nënshkruan 3 plane strategjike, thotë se ka qëllim të zvogëlojë vdekshmërinë e fëmijëve

Shëndetësi

Zemaj nënshkruan 3 plane strategjike, thotë se ka qëllim të zvogëlojë vdekshmërinë e fëmijëve

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka nënshkruar sot tre plane strategjike, të cilat thotë se janë hartuar nga profesionistët shëndetësorë dhe kanë qëllim promovimin e jetës së shëndetshme, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj njoftoi se këto plane strategjike janë nënshkruar me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit, duke përfshirë edhe promovimin dhe edukimin shëndetësor të popullatës nga profesionistët e institucioneve shëndetësore.

“Kam nënshkruar sot tre Plane Strategjike që dalin nga Plani i veprimit të Strategjisë Sektoriale 2017-2021 1. Plani Strategjik për Promovim dhe Edukim Shëndetësor 2021, 2. Plani Strategjik për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetit riprodhues 2021 dhe 3. Plani i veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore”, shkroi ai.

I pari i Shëndetësisë tha se Plani strategjik për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndetit Riprodhues 2021, ka për qëllim sigurimin e shfrytëzimit të ekpertizës në dispozicion, duke përfshirë edhe burimet njerëzore dhe financiare për realizimin e aktiviteteve me qëllim të zvogëlimit të sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënës dhe fëmijës në vendin tonë.

“Gjithashtu, sa i përket Planit të veprimit për parandalimin e infeksioneve spitalore, janë të parapara masat dhe aktivitetet që ndërlidhen me parandalimin e infeksioneve spitalore, përfshi mbikëqyrjen e zbatimit të këtij plani me shumë interes për pacientin dhe personelin shëndetësor”, shtoi ndër të tjera Zemaj./Gazeta Sinjali/