image Zemaj kërkon që kosovarët të hyjnë në Maqedoninë e Veriut pa teste për COVID-19

Botë

Zemaj kërkon që kosovarët të hyjnë në Maqedoninë e Veriut pa teste për COVID-19

news image

Kosovarët që dëshirojnë të hynë në Maqedoninë e Veriut duhet të kenë me vete testin për koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendimi është marrë nga Qeveria e Maqedonisë, përderisa ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, është shprehur i shqetësuar. Ai tha se kjo vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve.

“Vendimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar test të COVID-19 për personat që kalojnë kufirin vështirëson qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave mes dy shteteve. Përmes ambasadorit të Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Gjergj Dedaj, kam shprehur shqetësimin për këtë veprim të nxituar dhe kam kërkuar që të evitohen barrierat e vlerësimit dhe angazhimit dy palësh të situatës epidemiologjike dhe lëvizjes së lirë”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai tha se ka kërkuar nga ambasadori që të adresoi tek organet kompetente nevojën e bashkëpunimit ndërshtetërorë me qëllim të tejkalimit të pandemisë dhe koordinimit të përbashkët në luftën kundër koronavirusit./Gazeta Sinjali/