image Zelensky: Rusia ka hedhur rreth 4.700 raketa në Ukrainë

Botë

Zelensky: Rusia ka hedhur rreth 4.700 raketa në Ukrainë

news image

Ushtria ruse ka hedhur rreth 4.700 raketa në objektivat ukrainase, që nga fillimi i pushtimit në shkurt, tha presidenti Volodymyr Zelensky më 20 nëntor.

“Qindra qytetet tona janë djegur praktikisht, mijëra njerëz janë vrarë, qindra mijëra janë deportuar në Rusi”, tha ai në një video-mesazh drejtuar Organizatës Ndërkombëtare të Vendeve Frëngjishtfolëse (OIF).

Sidomos muajin e fundit, Rusia ka nisur një valë të re sulmesh ruse ndaj infrastrukturës kritike, dhe janë rritur shqetësimet për furnizimin me energji elektrike të Ukrainës.

Në të kaluarën, kur Rusia ka pësuar humbje në terren, ajo ka sulmuar përmes ajrit.

Javën e kaluar Moska ka tërhequr trupat e saj nga qyteti jugor Herson – një nga sukseset më të mëdha të Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

/GazetaSinjali/