image Zelensky bisedon me kryeministrin Edi Rama

Shqipëri

Zelensky bisedon me kryeministrin Edi Rama

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka biseduar edhe me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.

Ai ka treguar se me Ramën ka biseduar për invazionin rus në Ukrainë dhe punën e përbashkët në OKB për rezolutën e miratuar kundër agresionit rus.

Po ashtu, Zelensky ka shkruar se e vlerëson ndihmën e Shqipërisë në këto kohë të vështira.

“Pata një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Biseduam për luftën kundër pushtuesit rus. Diskutuam punën e përbashkët në OKB. E vlerësojmë ndihmën praktike dhe mbështetjen e Shqipërisë në këto kohë të vështira. Ne po bëjmë gjithçka që ta përfundojmë luftën”, ka shkruar Zelensky.

/GazetaSinjali/