image Zelensky: Bisedimet me Rusinë mund të konsiderohen pozitive

Botë

Zelensky: Bisedimet me Rusinë mund të konsiderohen pozitive

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se sinjalet nga bisedimet për paqe me Rusinë, mund të konsiderohen pozitive.

Mirëpo, ka shtuar se ato nuk kanë ndalur shpërthimet nga ana e Rusisë.

Në një adresim në orët e mbrëmjes, ai ka thënë se Kievi nuk ka arsye për të besuar në fjalët e disa përfaqësuesve rusë dhe ka thënë se Ukraina mund t’iu besojnë vetëm rezultateve konkrete nga takimet.

/GazetaSinjali/