image Zelanda e Re regjistron katër raste me COVID-19 pas 100 ditëve pa të infektuar

Botë

Zelanda e Re regjistron katër raste me COVID-19 pas 100 ditëve pa të infektuar

news image

Zelanda e Re ka regjistruar katër raste të reja me COVID-19, pas 100 ditësh pa shënuar asnjë rast pozitiv.

Kryeministrja Jacinda Ardern, tha se katër persona nga e njëjta familje kanë rezultuar pozitivë gjersa burimi i infeksioneve ende nuk dihet.

“Auckland do të kalojë në një mbyllje të ‘nivelit 3’ për disa ditë derisa rastet e reja po hetohen” tha ajo.

Zelanda e Re ishte cilësuar si një nga vendet që e ka menaxhuar më së miri situatën me COVID-19. Ky vend e kishte shpallur të fituar “luftën” me koronavirusin në saje të masave të marra nga qeveria e vendit./Gazeta Sinjali/