image Zëdhënësi i Vetëvendosjes i reagon Thaçit: Ti frekuentove kafenetë, sot flet për masa të IKSHPK-së

Kosovë

Politikë/ Zëdhënësi i Vetëvendosjes i reagon Thaçit: Ti frekuentove kafenetë, sot flet për masa të IKSHPK-së

news image

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit, Hashim Thaçi pasi ky i fundit ka bërë thirrje për respektim të masave kundër koronavirusit.

Përmes një postimi në Facebook, Manxhuka ka thënë se Thaçi i ka shkelur vetë masat e qeverisë duke frekuentuar kafenetë e duke shkuar në Shqipëri.

“Personi që bëri thirrje për mosbindje ndaj masave të Qeverisë që erdhën si rezultat i rekomandimeve të IKSHP-së dhe i njëjti që frekuentonte kafeteritë, dhe i njëjti qe shkeli këto rekomandimet të përkthyera në rregulla kur doli në Shqipëri, sot na foli se si duhet te respektohen rekomandimet e IKSHP-së, tash kur jemi në përfundim të suksesshëm të pandemisë, ky që dështoi të shpallë gjendje të jashtëzakonshme”, ka shkruar Manxhuka./Gazeta Sinjali/