image Zëdhënësi i MSH-së tregon sesi do të përcaktohet çmimi i një testi 'privat' për koronavirus

Shëndetësi

Zëdhënësi i MSH-së tregon sesi do të përcaktohet çmimi i një testi ‘privat’ për koronavirus

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar dy udhëzime administrative, të cilat krijojnë mundësi ligjore për ofrimin e testimit për koronavirus edhe në institucionet shëndetësore private, krahas atyre publike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti ka thënë se ministria nuk e përcakton çmimin për testimet në institucionet private.

Sipas tij çmimet do të harmonizohen dhe kualiteti do të përcaktojë vëllimin e shërbimeve që do të marrin qytetarët në këto institucione.

“Tash për tash testet që kryhen në institucionet publike nuk paguhen. Sa i përket institucioneve private, ato i nënshtron konkurrencës, dhe Ministria e Shëndetësisë nuk përcakton çmimin e tyre, mirëpo do të vendoset sigurisht ndonjë tavan, apo do të shkohet drejt asaj që do të harmonizohen çmimet – ku kualiteti do të jetë ajo që do të përcaktojë vëllimin e shërbimeve që do të marrin qytetarët në këto institucione”, ka thënë Hoti për Klan Kosova./Gazeta Sinjali/