image Zbulohet një çerdhe bixhozi në Prizren, arrestohen 12 persona – pronari i lokalit dërgohet në mbajtje

Siguri

Zbulohet një çerdhe bixhozi në Prizren, arrestohen 12 persona – pronari i lokalit dërgohet në mbajtje

news image

Aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Një çerdhe bixhozi  është zbuluar edhe në qytetin e Prizrenit, me ç’rast janë arrestuar 12 persona të cilët u kapën mat nga Policia.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se gjatë bastisjes së lokalit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar pajisje që shërbenin për lojëra bixhozi.

Bashkë me 12 personat është arrestuar edhe pronari i lokalit, i cili dyshohet për organizimin e lojërave të fatit dhe bixhozit.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa me urdhër të prokurorit, pronari i lokalit është ndaluar për 48 orë.

/GazetaSinjali/