image Zbulohet identiteti i personit që kërcënoi me jetë drejtorin e spitalit të Gjakovës

Siguri

Zbulohet identiteti i personit që kërcënoi me jetë drejtorin e spitalit të Gjakovës

news image

Gazeta Sinjali raportoi pak me herët se mëngjesin e sotëm një person ka kërcënuar me jetë, Jeton Zararin, Drejtorin e Spitalit ‘Isa Grezda” në Gjakovë. I dyshuari doli të jetë bashkëshorti i punonjëses shëndetësore.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i cili e ka kërcënuar drejtorin është 56-vjeçari Agron Gashi.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, kur në zyrën e tij kishte shkuar një person, i cili kishte filluar ta kërcënojë Zararin me fjalët se do ta rahatojë.

Gashi kishte vazhduar ta kërcënojë drejtorin se do merret personalisht me të.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari u dërgua në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë që specialisti i kirurgjisë së fëmijë, Jeton Zarari, u caktua si drejtor ekzekutiv i spitalit ‘Isa Grezda’ në qershor të këtij viti.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/