image Zbulohet emri i të dyshuarit që tentoi ta vras 55-vjeçarin në një disko në Graçanicë
[wp-story id="814678"]

Siguri

Zbulohet emri i të dyshuarit që tentoi ta vras 55-vjeçarin në një disko në Graçanicë

news image

Pas disa ditësh nga tentim vrasja te diskoja ‘Opera’ në Graçanicë, Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë të dyshuarin i cili plagosi me armë zjarri një 55-vjeçar. Sinjali ka publikuar të dielën detajet e rastit, para se të identifikohet i dyshuari.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se i dyshuari për këtë rast është Xhevat Islami, i cili për motive ende të panjohura, ka shkrepur me armë në drejtim të viktimës. Përveç arrestimit, nga i dyshuari u sekuestrua edhe arma e përdorur.

Pas shoqërimit në Polici, Islami është intervistuar nga hetusit dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Kujtojmë se viktima është një 55-vjeçar nga Lipjani, i cili ka qenë në këtë diskotekë, në momentin kritik.  Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur brenda hapësirave të diskotekës, ku Policia tashmë ka siguruar pamjet nga kamerat e sigurisë që do të zbardhin në plotni rrethanat e ngjarjes.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. 

/GazetaSinjali/