image Zbulohet data kur do të performojë Anxhela Peristeri në finalen e Eurovision

Muzikë

Zbulohet data kur do të performojë Anxhela Peristeri në finalen e Eurovision

news image

Mbrëmë ka qenë nata e dytë e gjysmë finales së festivalit evropian Eurovision 2021, ku shqiptarja Anxhela Peristeri me këngën e saj “Karma” kaloi në finale të këtij festivali.

Ditën e sotme, Anxhela ka njoftuar se ajo do të performojë e dyta në finale, pasi në short i ka qëlluar numri dy.

Nata finale do të hapet nga Qiproja me këngëtaren, Elena Tsagrinou, dhe më pas menjëherë do të jetë Anxhela me këngën “Karma”.

Finalja e madhe do të mbahet në Rotterdam, më 22 Maj, pra të shtunën.

/GazetaSinjali/