image Zbulohet data e Superkupës së Anglisë mes Liverpoolit dhe Man City

Futboll

Zbulohet data e Superkupës së Anglisë mes Liverpoolit dhe Man City

news image

Është zbuluar data e finales së Superkupës së Anglisë e njohur si “Community Shield” mes Liverpoolit dhe Man Cityt.

Fituesi i Premier Ligës (Man City) dhe fituesi i Kupës FA (Liverpool) do të luajnë në finalen e Superkupës së Anglisë.

Finalja do të zhvillohet më 30 korrik, të shtunën, në stadiumin e Leicesterit “King Power Stadium”.

Skuadra më e suksesshme në këtë garë është Manchester United e cila e ka fituar garën 21 herë, ndërkohë që Arsenali renditet e dyta me 16 tituj, kurse Liverpooli e treta me 15 tituj.

/GazetaSinjaliSport/