image Zbulohet data e përballjes së madhe, Khabib Nurmagomedov-Justin Gaethje

Sporte Luftarake

Zbulohet data e përballjes së madhe, Khabib Nurmagomedov-Justin Gaethje

news image

Tashmë është bërë e ditur data e mundshme e përballjes së madhe në mes Khabib dhe Gaethje.

Sipas medias braziliane “Combate”, Khabib dhe Gathje mund të ndeshen më 19 shtator, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo kjo datë ende nuk është bërë zyrtare por sipas këtij mediumi kjo është data më e përafërt për këtë ndeshje.

Për Khabib kjo do të jetë ndeshja e tretë në të cilën do ta mbrojë titullin e tij, pasi që më parë kishte zhvilluar dy ndeshje për mbrojtjen e titullit, atë kundër McGregor dhe Dustin Poirer.

/Gazeta Sinjali/