image Zbulohet arsyeja pse Real Madridi u 'detyrua' të publikojë formacionin startues dy orë përpara sfidës ndaj Liverpoolit

Futboll

Zbulohet arsyeja pse Real Madridi u ‘detyrua’ të publikojë formacionin startues dy orë përpara sfidës ndaj Liverpoolit

news image

Real Madridi u detyrua të publikonte formacionin startues dy orë para fillimit të finales së Ligës së Kampionëve për shkak të frikës se një ‘spiun’ në dhomën e zhveshjes mund të kishte nxjerrë lajmin.

Lajmet e ekipit zakonisht publikohen një orë para fillimit, ndërsa lojtarët dalin në fushë për t’u ngrohur përpara një ndeshjeje.

Por Carlo Ancelotti dyshon se informacionet jetike të dhomës së zhveshjes mund të dalin dhe kështu ka marrë vendimin – siç bëri para fitores gjysmëfinale të skuadrës së tij ndaj Manchester Cityt – për të publikuar lajmin dy orë përpara finales në Stade de France, transmeton Mirror, përcjell Sinjali Sport.

Ancelotti ka emëruar të njëjtën skuadër ata mposhtë Cityn 3-1 pas kohës shtesë në gjysmëfinale me Gareth Bale në stol, në atë që mund të jetë paraqitja e tij e fundit për Madridin nëse ai hyn në fushë.

/GazetaSinjaliSport/