image Zbulohen detaje të reja nga ngjarja kriminale që tronditi Kurbinin pak minuta më parë

Rajon

Zbulohen detaje të reja nga ngjarja kriminale që tronditi Kurbinin pak minuta më parë

news image

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje në aksin rrugor Milot-Mamurras.

Një person mësohet se ka humbur jetën në një aksident ende të pasqaruar.

Aksidenti ka ndodhur vetëm pak metra larg vendit ku është vrarë një person dhe kanë mbetur të plagosur disa të tjerë.

Sipas Syri.net, viktima është 37-vjeçari Bujar Lika (Sinani), ndërsa të plagosur kanë mbetur shtetasit Paulin Gjergji dhe Kreshnik Tusha, 21 vjeç.

Që të dy të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak minuta më parë pranë Hotel AA, në autostradën Lezhë-Mamurras, ndërsa dyshohet se i plagosur ka mbetur edhe autori.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa aty ndodhet edhe drejtuesi i Policisë, Tonin Vocaj. /Gazeta Sinjali/