image Zanetti tregon që ishte shumë afër t'i bashkohej Real Madridit

Futboll

Zanetti tregon që ishte shumë afër t’i bashkohej Real Madridit

news image

Ish-lojtari dhe nënkryetari aktual i Interit, Javier Zanetti, tani 48-vjeç, ka dhënë një intervistë për gazetën Marca, të botuar këtë të martë.

Javier Zanetti luajti 858 ndeshje zyrtare për Interin, u bë një nga simbolet më të mëdha të klubit italian.

“Isha shumë afër nënshkrimit për Real Madridin dhe u ndjeva i nderuar nga interesimi i një klubi të tillë siç është Reali. Ishte në kohën kur drejtor sportiv ishte Jorge Valdano. Por të gjithë e dinë historinë time dhe e dinin që shtëpia ime është Interi. Prandaj vendosa të qëndroj”, ka nisur duke zbuluar ai.

“Kur u largova, pas gati 20 vitesh shërbim në klub, doja të zgjeroja vizionin tim, në nivel korporativ, për përgjegjësinë sociale, marrëdhëniet ndërkombëtare…. përveç kontributit tim strikt sportiv”, ka shpjeguar ish-lojtari. /Gazeta Sinjali Sporti/