image Ylli mposht Prishtinën dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

Ylli mposht Prishtinën dhe kalon në gjysmëfinale të Ligës Unike

news image

Golden Eagle Ylli ka avancuar në gjysmëfinale të Ligës Unike, pasi ka triumfuar ndaj Sigal Prishtinës në çerekfinale të “Final 8”.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Mizahir Isma” në Rahovec, ka përfunduar me fitoren e Yllit me rezultatin 87:70.

Samir Zekiqi me 23 pikë të shënuara, ishte më efikasi te skuadra e Yllit. Pikë dyshifrore tek Ylli, regjistruan edhe Valon Bunjaku (17) e Mitchell Wilbekin (11).

Te skuadra e Prishtinës, qendra Fisnik Rugova ishte më i dalluari me 24 pikë e pesë kërcime, i përcjell nga Meriton Ismajli (14) e Edmond Azemi (10).

Sigal Prishtina në këtë përballje u paraqit vetëm me lojtarë vendorë pasi basketbollistët amerikanë, trajneri Ljupço Malinkov i ka ruajtur për ndeshjen e fundit të pjesës së rregullt të këtij sezoni në Superligën e Kosovës në basketboll kundër Bashkimit.

Kjo përballje do ta përcaktojë fatin e Prishtinës që është në zonën e plejautit.

Në gjysmëfinale, skuadra e Yllit do të përballet me Goga Basketin, ndërsa Peja me Rahovecin.

Seria e ndeshjeve gjysmëfinale, do të luhet vikendin e ardhshëm në Durrës. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin