image Ylli me tjetër sukses historik, triumfoi në Superkupën Mbarëkombëtare

Futboll

Ylli me tjetër sukses historik, triumfoi në Superkupën Mbarëkombëtare

news image

Golden Eagle Ylli ka fituar Superkupën Mbarëkombëtare, duke mundur Sigal Prishtinën me rezultat 76:67 (17:16, 23:14, 15:18, 21:19).

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë dhe kjo u karakterizua gjatë gjithë çerekut të parë, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të shkëputej në rezultat dhe kjo pjesë përfundon 17:16.

Skuadra nga Theranda ishte më e mirë në periudhën e dytë, duke qenë efikase në sulm dhe me mbrojtje të fortë arriti që të ketë epërsi deri në 13 pikë, 40:27, ndërsa pjesa e parë përfundon me rezultat 40:30.

Therandasit ishin në epërsi edhe gjatë periodës së tretë, duke e kontrolluar lojën, për të qenë në epërsi konstante, kurse prishtinasit nuk arrinin të afrojnë rezultatin. Pas një lojë të barabartë, rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 55:48.

Prishtina nuk u dorëzua dhe ngushtoi shifrat në 67:63, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Golden Eagle Ylli triumfoi me rezultat 76:67. Kupën kapitenit të Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina, ia dorëzoi kryetari i Bordit të Ligës Unike, Ilir Trebicka.

MVP u shpall Mikaile Tmusiq, ndërsa çmimin ia dorëzoi Drejtori i Ligës Unike, Dren Zatriqi. Më herët Ylli ka fituar Ligën Unike, dy trofetë e deritashëm në këtë garë. /Gazeta Sinjali Sporti/