image Yll Limani i thotë “Të duaaaa” reperes shqiptare në mes të koncertit - VIDEO - Sinjali

Yll Limani i thotë “Të duaaaa” reperes shqiptare në mes të koncertit – VIDEO

news image

Loredana dhe Yll Limani janë padyshim ndër artistët më të pëlqyer, të cilët gëzojnë një miqësi të ngushtë prej vitesh.

Së fundmi, është bërë virale një video, ku shihet Loredana e cila ka marrë në një prej koncerteve që ka mbajtur këngëtari së fundmi.

Në një moment, gjatë performacnës, Ylli thotë ‘Loredana, të duaaaaaa’.

Reperja nuk bën asnjë reagim por vijon të këndojë dhe kërcejë me këngën e tij dhe Noizy-t. Ky moment është kapur nga fansat, të cilët më pas e kanë shpërndarë në rrjete sociale.

Kujtojmë që Loredana është mjaft e komentuar jo vetëm për muzikën që bën por edhe për jetën personale.

Marrëdhënia e trazuar me Mozzikun, babain e vajzës së saj, ribashkimi dhe ndarja dhe së fundmi miqësia me Noizy-n ka bërë që të përflitet kaq shumë.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin