image Xin Jinping: Do ta mposhtim këtë epidemi patjetër

Botë

Shëndetësi/ Xin Jinping: Do ta mposhtim këtë epidemi patjetër

news image

Të martën, kryetari i shtetit i Kinës Xin Jinping u takua me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh), Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Xi u shpreh se populli kinez po bën luftë serioze me epideminë e koronavirusit të ri. Siguria e jetës dhe shëndeti i masave popullore janë çështjet më kryesore, prandaj kontrolli i epidemisë është puna më e rëndësishme aktuale.

“Kam udhëzuar dhe planifikuar gjithmonë. Unë besoj se, nëse kemi besimin e vendosur dhe marrim masa shkencore dhe të drejta, do të mposhtim patjetër këtë epidemi”, ka thënë ai.

Ghebreyesus u shpreh se pala kineze publikoi informacione transparente, zbuloi virusin në një kohë të shkurtër rekord dhe ndau informacionet e renditjes së gjenomit të virusit me vendet e tjera. Ai i vlerësoi vendosmërinë politike dhe masat e forta të qeverisë kineze dhe shprehu besimin se masat e Kinës do ta kontrollojnë efektivisht dhe do ta mposhtin këtë epidemi. /Gazeta Sinjali/