image Xhudistet në kërkim të medaljes së parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

Sporte Luftarake

Xhudistet në kërkim të medaljes së parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare

news image

Xhudistet kosovare Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, do të garojnë sot për një medalje në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.

Garat sot do të nisin nga ora 12:00 sipas kohës tonë lokale.

Në këto lojëra ekipi i Kosovës përfaqësohet me tetë xhudistë, ku krahas Distria Krasniqi, Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha janë edhe Laura Fazliu, Loriana Kuka, Akil Gjakova, Arbër Kullashi dhe Shpat Zeka.

Këta do të garojnë ditët në vazhdim.

Ekipi i xhudos drejtohet nga trajneri Driton Kuka dhe nga ndihmëstrajnerja Majlinda Kelmendi.

/GazetaSinjali/