image Xhudistët kosovarë në vendin e parë të botës

Sporte Luftarake

Sport/ Xhudistët kosovarë në vendin e parë të botës

news image

“Judo Inside”, ka publikuar një artikull në të cilën Kosova është renditur në vendin e parë në të gjithë botën.

Madje, sportistët e Kosovës kanë lënë prapa vendin e origjinës së xhudos, shtetin japonez.

“Japonia ka fituar 65 për qind të të gjitha finaleve, që është e dyta më e larta pas Kosovës. Për dhjetë vite Kosova ka fituar 69 për qind të finaleve dhe më 2009 ishte hera e parë kur Majlinda Kelmendi fitoi për të parën herë titujt e Evropës dhe Botës për juniorë”, thuhet në shkrimin e Judo Inside.

Gjeorgjia dhe Korea Jugore kanë triumfuar në 55 për qind të finaleve të pasuara nga Franca me 54 për qind.

Ndryshe, Republika Çeke, Kuba, Rusia, Brazili e Holanda, secila ka nga 50 për qind të fitoreve./Sinjali/