image Xhaxhai i të vrarit në protestën e 2011-ës në Shqipëri thotë se Sali Berisha ndikoi në mbylljen e rastit

Shqipëri

Xhaxhai i të vrarit në protestën e 2011-ës në Shqipëri thotë se Sali Berisha ndikoi në mbylljen e rastit

news image

Prokuroria e Tiranës ka pranuar kërkesën e policisë për të rihapur hetimin për vrasjen e Aleks Nikës, i cili mbeti i vdekur në protestën e 21 janarit të vitit 2011, transmeton Gazeta Sinjali.

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një ndër viktimave të 21 janarit është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka ndikuar në mbylljen e çështjes.

Ai thekson se dosjen duhet ta marrë Byroja Kombëtare e Hetimit (SPAK).

“Përshëndes në emër të familjes rihapjen e hetimit të çështjes. Paralelisht me të kemi bërë padi në gjykatën e Strasburgut. si prokuroria e Tiranës edhe gjykata e Strasburgut po merren me zbardhje e çështjes. Janë bërë hetime falso për t[i mbyllur ato. Çmimi i heshtjes 10 vjeçare që ka bërë drejtësia. jemi të paqartë, drejtësia duhet të prevalojë. Hetimet janë bërë të përcipta, ka pasur ndikime politike e ka konsideruar si vrasje të zakonshme, ajo duhet ta marrë SPAK se ka profesionalizëm dhe mbrojtje nga politika e shtetit. Kanë luajtur ping pong me çështjen tonë, nuk kam besim por ata janë të ndikuar nga politika. Ka ndikuar Saliu në mbylljen e çështjes bashkë me disa ambasada në vend. Është politika që ka ngatërruar çështjen. Nuk ka prokurori që thërret Bashë apo Berishën. Që në fillim prokuroria ka gabuar, ky gabim nuk mund të bëhet nga kjo prokurori, subjekti i hetimit janë persona me funksion të lartë shtetëror. Kjo është kërkesa jonë që ta marrë SPAK e jo Gjykata e Tiranës. Pa u gjyku kjo çështje nuk do  ketë drejtësi në vend, opozita e asajkohshme ka hesht, ata ose i tremben, ata nuk kanë përgjegjësi, nuk i kemi kërkuar që të jenë prokurorë. Unë nuk kam kërkuar drejtësi nga Edi Rama por të krijojë kushte por në rrethana para disa kohësh nuk kishte rrugë tjetër veç heshtjes se prokurorët ishin të korruptuar”, tha xhaxhai i viktimës.

Prokuroria e Tiranës i është rikthyer hetimit të një prej çështjeve të pazgjidhura dhe të pazbardhura në vend pas mbi 10 vitesh.

21 janari është cilësuar si një prej ditëve më të zeza që ka kaluar vendi ynë, ku mbetën të vdekur Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur shtatë të tjerë. Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar. /Gazeta Sinjali/