image Xhaka tregon se çfarë ndodhi në momentin kur u vërshëllye nga tifozët e Arsenalit

Kosovë

Sport/ Xhaka tregon se çfarë ndodhi në momentin kur u vërshëllye nga tifozët e Arsenalit

news image

Granit Xhaka ka folur për mediat zvicerane për atë se çfarë ndodhi në ndeshjen mes Arsenalit dhe Crystal Palaces e zhvilluar javë më parë në “Emirates”.

Ai ka thënë se asnjëherë në jetën e tij nuk kishte parë të festohej më shumë se atë ditë kur u kërkuar t’i lirojë fushën Saka-s.

“Ajo që dua të them është që kurrë nuk kam parë që të festohet me të madhe kur trajneri ndërron kapitenin e skuadrës! Tifozët u lumturuan jashtë mase dhe për këtë arsye mezi dola nga fusha e blertë dhe më pas nisën vërshëllimat dhe ofendimet në kor!”, ka deklaruar ai./Gazeta Sinjali/