image Xhaka, Shaqiri dhe lojtarët e kombëtares zvicerane dhurojnë 1 milion euro për skuadrat e kampionatit

Futboll

Futboll/ Xhaka, Shaqiri dhe lojtarët e kombëtares zvicerane dhurojnë 1 milion euro për skuadrat e kampionatit

news image

Kriza ekonomike për shkak të pandemisë po ndihet edhe në ligën Zvicërane.

Për shkak të pezullimit të kampionatit, presidentët e klubeve të futbollit në Zvicërs po mendojnë që të iu zbritet paga lojtarëve, transmeton Gazeta Sinjali.

Prandaj në ndihmë skuadrave të kampionatit kanë vendosur të iu dalin djemtë e kombëtares së Zvicrës.

Nga një milion euro që ishin planifikuar si bonuse nga Federata e Zvicrës për lojtarët e kombëtares, do t’i dhurohen skuadrave së kampionatit.

Këtë vendim e kanë marrë lojtarët e kombëtares, të cilët kanë hequr dorë nga bonusi./Gazeta Sinjali/