image WhatsAppi prezanton opsionin që i shpëton përdoruesit nga situatat e sikletshme

Aplikacione

WhatsAppi prezanton opsionin që i shpëton përdoruesit nga situatat e sikletshme

news image

Mundësia për të fshirë mesazhet që i dërgojmë dikujt në WhatsApp ndonjëherë “shpëton jetën”, por ndonjëherë përdoruesit zgjedhin opsionin e gabuar dhe përfundojnë në një situatë të pakëndshme, shkruan TechnoNews.

Nëse e keni fshirë aksidentalisht një mesazh vetëm për veten tuaj në vend që ta fshini atë për të gjithë, nuk jeni vetëm. WhatsAppi e ka njohur këtë problem dhe ka prezantuar një opsion të ri “Undo” për bisedat në grup që ju lejon të anuloni opsionin “Delete for me” për të shmangur skenarët potencialisht të sikletshëm.

Opsioni i ri do të jetë gati gjatë pushimeve, në mënyrë që disa të mund të shmangin situatat e pakëndshme.

Një problem i mundshëm mund të jetë fakti që opsioni është i disponueshëm vetëm pesë sekonda pas “fshirjes aksidentale” dhe është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit e pajisjeve Android dhe iOS.

image 83
image 83

/GazetaSinjali/