image VV-ja takon drejtorin e FES-it që e prezanton sot Draft-Statutin: Ritheksuam qëndrimin lidhur me Asociacionin

Politikë

VV-ja takon drejtorin e FES-it që e prezanton sot Draft-Statutin: Ritheksuam qëndrimin lidhur me Asociacionin

news image

Zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, Sekretari Organizativ, Alim Rama dhe ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku kanë takuar drejtorin e FES që pritet sot të prezantojë një draft-statut për Asociacionin. ‘

Në këtë takim, Rama e Çeku e kanë përsëritur edhe një herë qëndrimin kundër themelimit të Asociacionit njëetnik.

“Veç tjerash në këtë takim ritheksuam qëndrimin e LV kundër themelimit të një asociacioni dhe çdo marrëveshje tjetër mbi baza etnike.” – thuhet në njoftimin e VV-së.

Më tej, aty thuhet se Kosova ka një sistemin më të mirë në botë për mbrojtjen e komuniteteve joshumicë.

“Republika e Kosovës ka një nga sistemet më të mira në botë për mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve jo shumicë, brenda kornizave ligjore/kushtetuese.” – thuhet në njoftimi.

Gjithashtu, ata i kanë kërkuar FES-it që të bëjë një studim krahasimor mes respektimit të të drejtave në Kosovë me vendet e rajonit dhe Serbinë.

“Po ashtu, ftuam FES, që të bëjnë një studim krahasimor për respektimin e të drejtave të komuniteteve në Kosovë dhe në vendet e tjera përfshirë Serbinë.” – njofton VV-ja.

Ndryshe, FES-i sot pritet të prezantojë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.