image Vushtrriasit infektohen me koronavirus për shkak të Festës së Bajramit

Shëndetësi

Vushtrriasit infektohen me koronavirus për shkak të Festës së Bajramit

news image

Sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë konfirmuar 14 raste me Covid-19 nga Komuna e Vushtrrisë.

Në njoftimin e Komunës së Vushtrrisë thuhet se të gjitha janë raste kontakti, të ndërlidhura familjarisht ose tërthorazi në mes veti dhe që janë shkaktuar kryesisht si rezultat i lëvizjeve të pakontrolluara gjatë festës që sapo e kaluam, sepse nuk e kanë ditur që janë të infektuar me Covid-19.

“Për ne dhe për ju kjo betejë është rraskapitëse, çdo hapje që kemi bërë në interes të mirëqenies së qytetarëve bartë edhe rrezikun me vete sepse virusi është ende në mesin tonë. Mbyllja e qytetit sërish nuk është opcion. Situata për kundër numrit të rritur është e menaxhueshme. Secili qytetar është përgjegjës për vehtën dhe familjen e tij”, thuhet në njoftimin e komunës.

Të gjitha familjet e prekura janë në kujdes të Shtabit Emergjent Komunal dhe janë në vetizolim./Gazeta Sinjali/