image Vushtrriasit ia vjedhin veturën para shtëpisë, kur zgjohet për punë s’e gjen ku e parkoi

Siguri

Vushtrriasit ia vjedhin veturën para shtëpisë, kur zgjohet për punë s’e gjen ku e parkoi

news image

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë as afër shtëpisë. Një rast i tillë ka ndodhur edhe në mesnatë në rrugën “Azem Bejta” në Vushtrru, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se pronari i veturës (emër i njohur për redaksinë) e ka raportuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se nuk e ka gjetur automjetin e tij para shtëpisë, ku e kishte parkuar.

Burimet e Sinjalit kanë barë të ditur se Prokuroria u vu në dijeni për këtë rast, pas denoncimit të viktimës, i cili njoftoi se automjetin e tij privat e kishte parkuar në mbrëmje, por kur u zgjua në mëngjes nuk e gjetur aty.

Si rezultat i denoncimit, është iniciuar rasti “vjedhje e rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve.

/GazetaSinjali/