image Vushtrriasi tërheq para nga bankomati por raporton rrejshëm se dikush ia mori, zbulohet nga Policia - Sinjali

Vushtrriasi tërheq para nga bankomati por raporton rrejshëm se dikush ia mori, zbulohet nga Policia

news image

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët raportojnë rrejshëm incidente të ndryshme që gjoja se u ndodhin, por më pas zbulohen nga Policia. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Vushtrri, ku një qytetar ka raportuar se dikush ia ka tërhequr një shumë të parave nga xhirollogaria e tij, kundërligjshëm. Kjo bëri që Policia e Prokuroria të aktivizohen për ta hetuar rastin dhe doli të mos jetë e vërtetë ajo që ishte denoncuar.

Sinjali mëson se pas provave të mbledhura nga Policia është zbuluar se i dyshuari kishte bërë vetë tërheqjen e të hollave, por për motive të panjohura kishte denoncuar rrejshëm.

Pasi i njëjti  është shoqëruar në stacion policor për intervistim, gjatë dhënies së deklaratës e ka pranuar se nxjerrë vet paratë nga llogaria e tij.

Bazuar në dëshminë dhe informacionet e mbledhura, me vendim të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin